DYLON

Idrizi ofron gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë shqiptare

Idrizi ofron gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë shqiptare
Avatar photo Redaksia

Delegacioni nga Kosova ka vazhduar ditën e dytë të vizitës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë.

Anëtarja e KLD-së, Brunilda Kadi, ka falënderuar delegacionin kosovar për këtë vizitë, duke shprehur gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave mes dy këshillave.

Ajo ka njoftuar për procesin e Vettingut që është duke vazhduar në Shqipëri dhe reformat e thella që janë duke u bërë.

EkoHigjiena

Ndërkohë, Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi ka falënderuar për mikpritjen, si dhe ka shprehur vullnetin për të ndihmuar KLD-në në disa fusha.

Fillimisht ka folur për ndihmën që ka ofruar Ministria e Drejtësisë për sistemin gjyqësor, duke rritur buxhetin dhe duke shtuar stafin mbështetës për gjyqtarë.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për disa projekte që janë duke u zbatuar në gjyqësorin e vendit, siç është Programi për Sistemin e Menaxhimit të Lëndëve në mënyrë elektronike (SMIL), projektin e shlyerjes nga evidenca penale, projekte këto që janë të financuar nga Ambsada Danimarkës, përkatësisht Bashkimi Evrpian.

Po ashtu, një çështje me rëndësi ka përmendur edhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Gjykatës së tij me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, duke premtuar që bashkëpunime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen e gjykatat e tjera të shtetit shqiptar.

Në vizitën dy ditore pjesë e delegacionit kanë qenë anëtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjyqtarë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.