Fillon ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët në shkollat e zonave rurale

Fillon ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët në shkollat e zonave rurale

Kanë filluar punimet për ndërtimin e këndit të lojërave në shkollën “Avdullah Krashnica-Presheva” në Koretin të Kamenicës.

Drejtoresha Komunale për Arsim Ismete Thaçi, bashkë me menaxherin e projektit nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Leotrim Spahiu kanë vizituar punimet për implementimin e projektit “Rregullimi i hapësirave të lojës së fëmijëve në oborret e shkollave të zonave rurale”.

Ky projekt është inicuar dhe përgatitur nga ZIMB-i në Kamenicë, ndërkaq financohet nga Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Ky projekt do të përfshijë edhe fshatrat: Topanicë, Roganë, Muçivërc, Dajkovc, Shipashnicë e Epërme, Hogosht dhe dy fusha sportive për komunitete në Kolloleq dhe Strezovc.

Ditëve në vijim do të fillojnë punimet edhe në këto fshatra dhe pritet që të përfundojnë shumë shpejtë.

Më poshtë mund t’i shihni fotot nga fillimi i projektit në Koretin dhe foton si do të duken këto hapsira të destinuara për këndet e lojërave.

KOMENTE