Në kuadër të projektit për përkrahje të bizneseve ekzistuese dhe fillestare dhe në vazhdën e realizimit të shumë projekteve është bërë pranim- dorëzimi i një Serre në sipërfaqe prej 5 ari në fshatin Smirë të Vitisë.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Florim Shabani zyrtar i projektit nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg.
Me këtë rast drejtori Ademi e falënderojë Fondacionin Kosove-Luksemburg për bashkëpunimin e mirë me të cilën kjo komunë ka me këtë fondacion.
Ai po ashtu përgëzoi përfituesin e këtij projekti dhe potencoi se edhe ditët në vijim do të këtë edhe përfitues të tjerë.