Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqësit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg.
Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi i projekteve të reja që priten të realizohen përgjatë vitit 2019, si dhe për mundësin e vazhdimit të projekteve të tjera edhe gjatë vitit 2020.
Kryetari Haliti dhe drejtori menaxhues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, Fisnik Beqiri, kanë diskutuar për projektet në Arsim, Gjenerim të të ardhurave, Bujqësi dhe zhvillim të komunitetit.
Gjithashtu, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, kryetari i ka falënderuar përfaqësuesit e këtij fondacioni për kontributin dhe bashkëpunimin tejet të mirë që kanë pasur, në realizim të projekteve të deritanishme.