Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që u mbajt sot janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, konkretisht, Draft Plani i Integritetit 2017-2020, Plani I Veprimit për Transparencë në Komunën e Vitisë 2017, Raporti i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2016.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për propozim vendimin për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj si dhe Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të komunës kompanisë KKDFE SH.A “KEDS” për vendosjen e një trafo elektrike.
Kurse me kërkesën e zv. Kryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili njëherit kryesoj këtë mbledhje u dha edhe një informatë mbi fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor 2016/2017 në shkollat e komunës së Vitisë.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i njoftoj drejtorët e drejtorive mbi Draft Plani i Integritetit 2017-2020 ku ndër tjerash tha se me një vendim të veçantë kryetari i komunës ka formuar një komision të veçantë i cili ka punuar në hartimin e këtij plani i cili duhet të kaloj në KPF dhe Kuvend.
“Besoj se me punën e anëtarëve të këtij komisioni është hartuar një plan i mirë, ku ndër të parashihen edhe fushat e rrezikut. Ky plan është voluminoz dhe do të shqyrtohet edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe në Kuvendin Komunal të Vitisë. Megjithatë kërkoj që edhe ju si drejtorë të shqyrtoni këtë plan dhe të jepni komentet e juaj”, u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Kurse Mustafë Mehmeti, Zyrtar për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun ka prezantuar Planin e Veprimit për Transparencë në Komunën e Vitisë për vitin 2017 ku potencoi se ky plan i ka gjithsej 13 objektive e që qëllimi kryesor i tij është pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje dhe sigurimin e punës sa më transparente të Institucioneve Komunale të Vitisë.
Ndërkaq, Raporti i Punës së KKSB-së për vitin 2016 është prezantuar nga Ibadete Hyseni, zyrtare komunale në Viti e cila bëri me dije edhe aktivitetet dhe punën që ka kryere ky organ gjatë vitit të shkuar si në realizimin e disa ligjëratave, planeve operative nga policia si dhe shumë të tjera.
E Propozim Vendimi për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj është paraqitur shkurtimisht përmes drejtorit të Inspekcionit, Skënder Ahmeti i cili tha se në hartimin e këtij plani në veçanti ka punuar Inspektori i komunikacionit, Bushat Zuka.
Kurse arsyetimi për propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës për KKDFE SH.A “KEDS” për vendosjen e një trafo elektrike në Viti, në drejtim të rrugës se Vitisë u dha drejtoresha për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi, Fatbardha Emini.
Kurse me kërkesën e zv. Kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, u dha nga Drejtori i Arsimit, Qahil Sinani një informatë mbi fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor 2016/2017 në shkollat e komunës së Vitisë. /