U mbajt debati publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2020 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2021-2023.
Organizuar nga Kuvendit Komunal i Vitisë, konkretisht nga Komiteti për Politikë dhe Financa, sot në Viti, është mbajtur debati publik me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2020 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2021-2023.
Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, theksoi se shkaku i gjendjes së pandemisë dhe kujdesit të shtuar të qytetarëve numri i pjesëmarrësve në këtë debat është i vogël. Megjithatë ai potencoi se Kuvendit në bashkëpunim me Zyrën e Informimit ka bërë njoftimin publik dhe ka publikuar këtë dokument në ueb faqen zyrtare që qytetarët të jenë të njoftuar rreth hartimit të këtij dokumenti buxhetor.
Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar KAB-in potencoi se buxheti komunal i Vitisë përbëhet nga dy burime kryesore si: nga grantet qeveritare dhe të hyrat vetanake komunale. Sipas këtij dokumenti buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2019 ka qenë gjithsej 11.399.551,00€ ndërkaq për këtë vit parashihet të jetë 12.305.491,00€.
Rritje e buxhetit sipas KAB-it parashihet të këtë deri në vitin 2023 dhe atë me 14.701.586,00€. Drejtori Rama, potencoi se ky dokument do të shkoj për shqyrtim edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin Komunal si dhe para hartimit të buxhetit final ata do të mbajnë edhe diskutime publike me qytetarët për të marrë edhe mendimet e tyre në veçanti në hartimin e listës për investime kapitale.
Përndryshe gjatë këtij takimi Jakup Demiri, anëtarë i KPF-së dhe KK-së kërkoj që të shikohen mundësitë ligjore që në buxhetin komunal të përfshihet një fond rezervë emergjent. Por drejtori Rama potencoi se sipas informacioneve që ai ka një gjë e tillë nuk është e lejuar me ligj.
Ndërkaq Kryesuesi Naim Pira, shtoj se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve komunale pa marrë parasysh komunën duhet të bëjnë trysni që të lejohet kjo gjë ligjërisht dhe që në situatat e tilla komunat të kenë mundësitë të ndihmojnë qytetarët.
Përndryshe Korniza Afatmesme Buxhetore KAB) për vitin fiskal 2020 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2021-2023 mund ta shkarkoni dhe lexoni në uebfaqen e komunës së Vitisë kk.rks-gov.net/viti në këtë vegëz: /2LONLINE.com/