Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim komisionin Komunal për bursa studentore 2022/23.
Me këtë rast kryetari Haliti, pasi u njoftua se 318 student vitias plotësojnë kriteret për të përfituar bursat studentore vendosi që prej 150 bursave sa kanë qenë të parapara të shpërndahen të rritet numri i përfituesve në 318.
Këtë vendim ai e morri me qëllim që të gjithë studentet që kanë plotësuar kriteret e parapara sipas rregullores të jenë përfitues dhe sado pak të përkrahën në rrugëtimin e tyre profesional dhe akadamik.
Përndryshe vlera financiare e një burse per vitin akademik 2022/23 në Viti është 300€ për student. /2LONLINE/