Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije për një rast të lëndimit të rëndë trupor që është regjistruar në Viti.
Nënkolonel Shaban Azizi ka thënë se në qytetin e Vitisë ka ndodhur një rrahje në mes disa nxënëseve.
“Viktima ka raportuar se është rrahur nga i dyshuari i mitur dhe nga disa shokë të tij, ku si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore në fytyrë, ka humbur një dhëmbë në pjesën e përparme”, ka thënë Azizi.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 24 orë.