Ishte i dyshuar për një rast “vrasje në tentativë” që ishte regjistruar në statistikat e policisë përgjatë vitit 2015. Që nga atëherë ishte në arrati, por deri më sot kur edhe ra në duart e policisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka rikujtuar rastin duke thënë se me datë 08 qershor 2015 rreth orës 21:40 në rrugën “Dëshmorët e Vitisë “ në Viti i dyshuari shtetas i Kosovës, asokohe, kishte pasur një mosmarrëveshje dhe e kishte sulmuar me mjet të mprehte (thikë) viktimën, po ashtu shtetas i Kosovës dhe pas kryerjes se veprës, i dyshuari deri me sot ka qenë në arrati (mendohej se ka qenë jashtë shtetit).
“Me 14 mars 2017 rreth orës 13:30 i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në lokalet e Stacionit policor në Viti nga hetuesit e rastit. Në prezencë te avokatit mbrojtës janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se i njëjti është i involvuar në veprën e cilësuar “Vrasje ne tentativë” ka thënë zëdhënësi Hashani .
Me urdhër te prokurorit të rastit, të njëjtit i lëshohet vendimi mbi ndalimin 48 orë .
Rasti procedohet në prokurori.