Programi ASSET i USAID-it dhe Komuna e Vitisë kanë nënshkruar sot një memorandum për projektin për rregullimin e Qendrës së Karrieres dhe Ndërmarresisë në Gjimnazin”Kuvendi i Lezhës” në Viti.
Ky projekt do ti ndimon Komunës së Vitisë, konkretisht të rinjeve që të përgatitën për jetë dhe punë, të lidhën mes veti nxënsit me punëdhënsit dhe me komunitetin, ofrimin e mundësive për mësimdhënsit për trajnime në bazë të kurrikules për jetë dhe punë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Uilliam Trigg, zv.drejtor për Zhvillim Ekonomik në USAID dhe Valmira Haxhaj, drejtoresha e programit ASSET si dhe drejtori i këtij Gjimnazi, Mujë Tafa.
Të pranishëm ishin edhe Antigona Mustafa, Specialiste e Arsimit në USAID dhe Fatbardha Emini, drejtoresh e DKA-së. Ky projekt është i një rëndësë së veçant për zhvillimin e Arsimit në Komunën e Vitisë.