Komuna e Vitisë dhe Shoqata Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” nënshkruajnë dy marrëveshje, njëra parasheh bashkëfinancimin për ndërtimin e Ambulantës në Terpezë të Vitisë.
Në fshatin Tërpezë të Vitisë pritet të ndërtohet Ambulanta e Mjekësisë Familjare dhe atë falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Shoqatën Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”.
Kjo u bë me dije sot pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit së Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorin e kësaj shoqate Islam Cakaj.
Sipas kësaj marrëveshje ky objekt shëndetësor do të ndërtohet në bashkëfinancim të Komunës së Vitisë me shoqatën “Qëndresa Kosovare”.
Gjithashtu gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi në mes të komunës me këtë shoqatë ku parashihet bashkëpunimi i tyre në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, ekonomisë, çështjeve sociale dhe të tjera.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Drejtorët Basri Aliu, Hanife Jonuzi si dhe Vjollca Kadolli-Halili. /2LONLINE.com/