Në Kinemanë e Qytetit të Vitisë, është shfaqur filmi “Zvicra” dhe atë në kuadër të aktiviteteve që po i organizon Ambasada e Zvicrës në Kosovë, për nder të Javës së Frankofonisë.
Para shfaqjes së këtij filmi nga një fjalë rasti e kanë mbajtur zv.shefja e Misionit, Anita Schüchter Roth dhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Në shfaqjen e këtij filmi që flet mbi shqiptarët në Zvicër, përpos qytetarëve vitias kanë marrë pjesë edhe mësimdhënës të gjuhës frënge së bashku me nxënësit e tyre.
Pas shfaqjes së këtij filmi përfaqësuesit e ambasadës kanë shpërndarë për shikuesit edhe disa broshura që ndërlidhën me javën e Frankofonisë.
Përndryshe përfaqësuesit e ambasadës kanë vizituar edhe sheshin ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, “Micheline Calmy-Rey” që gjendët në Viti.