DYLON

Në Ramjan dhe Fshatin e Ri u zgjodhen këshillat e fshatrave

Në Ramjan dhe Fshatin e Ri u zgjodhen këshillat e fshatrave
Avatar photo Redaksia

Tubimet për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, kanë vazhduar edhe të enjten në Ramjan dhe Fshatin e Ri të komunës së Vitisë. Në Ramjan, ishin të pranishëm 117 qytetarë, e ku votuan 116, me votat e të cilëve u zgjodh këshilli prej 11 anëtarëve. Kryetar i Këshillit të fshatit Ramjan u rizgjodh Kadri Ismajli që tuboi 64 vota kundrejt Eror Hysenit që morri 52 vota.

Gjithashtu tubim tjetër zgjedhor u mbaj edhe në Fshatin e Ri, ku morën pjesë 123 qytetar prej të cilëve në votim morën pjesë 122. Këshilli i Fshatit të Ri do ti ketë 9 anëtar, kurse kryetar u zgjodh Bajrush Zeneli me 78 vota, karshi kandidatit tjetër Përparim Sadiku që morri 44 vota.

Tubimi i radhës për zgjedhjen e këshillit dhe kryetarit të fshatit Sllatinë të Epërme, do të mbahet sonte në orën 19:00 në objektin e shkollës.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.