• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Serbia pretendon një krijesë brenda Republikës sonë – një dekadë dialog, jemi në pikën zero

Redaksia 2LONLINE 15 Mars, 2019 5 min
 Serbia pretendon një krijesë brenda Republikës sonë – një dekadë dialog, jemi në pikën zero

Me pretendua që i marrim edhe Luginën e Preshevës, edhe veriun e Kosovës, është naivitet dhe tendencë për ti mbulua dëmet që i janë shkaktuar Kosovës përmes deklaratave patriotike dhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa asnjë kusht, asnjë platformë për cfarë realisht jemi ulë në tavolinë, dhe për më keq, të nënshtruar deri në ekstrem.

Shkruan: Ardian Azemi

Kosova tani nuk e ka asnjërën, as Luginën e Preshevës e as veriun e Kosovës nën kontroll dhe autoritet shtetëror. Kosova realisht do të duhej që deri tani të bënte përpjekje me e marrë njërën, sepse asnjërën nuk i ka.

Prej çlirimit të vendit e deri sot, kurrë Kosova nuk ka mundur të kontrolloi gjithë territorin e vendit, aq më pak të shtrij autoritetin e shtetit edhe në veri. Shteti ynë, pavarësisht dialogut pa kushte, nuk ka arritë ta ketë nën kontroll as pjesën tjetër të vendit ku jetojnë shumicë serbe. Nuk është thjeshtë veriu i vendit që paraqet problem për shtetin e Kosovës, janë edhe një mori komunash që shteti vështirë ti futë nën ombrellën e vet unike as në aspektin arimor, shëndetësor, juridik, e shoqëror. Dmth, ndikimi i shtetit serb i cili vazhdon edhe më tutje të praktikoi politika të një mendësie të vjetër, dhe kësisoj arrinë ta ketë nën kontroll një pjesë goxha të madhe të Kosovës.

Deklarimet se do ta marrim Luginën e Preshevës ndërsa nuk do të preket territori i Kosovës, përveç që janë naive, janë edhe qesharake, fatkeqësisht. Me vet faktin që kemi pranua dialog pa asnjë kusht, kemi pranua ta diskutojmë edhe këtë çështje, pra territorin. Vet dialogu nënkupton kompromise, dhe e jona është që këto kompromise të jenë sa me më pak dhimbje, dhe sa më të lehta. Një dokument që po qarkullon kohë të gjatë e për të cilin thonë se është dokument i dakorduar mes dy presidentëve, për mendimin tim është një minë që i kurdiset të ardhmes dhe brezave të rinjë. Në rast se ekziston një dokument i tillë, atëherë është e pashmangshme një luftë e re qoftë pas 5, 10, apo 15 viteve. Është dokument që e trishton të tashmën dhe të ardhmen. Mos qoftë i vërtetë!

E kemi thënë disa herë që Serbia nuk është e interesuar ta ndaj Kosovën, madje as ti lëvizë kufijtë, sepse në interesin e saj afatgjatë është një krijesë e re brenda Republikës sonë, dmth një mini republikë e ngjashme me atë të Bosnjës. Kështu Serbia mendon ta ketë nën kontroll të vazhdueshme Kosovën dhe institucionet e saja, saktësisht sikur në Bosnje. Ky është interesi strategjik i palës serbe, një kurthë që pala shqiptare mund të bie lehtësisht për shkak të mungesë së unitetit brenda llojit. Serbia kërkon shumë, në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare mos ti pranoi këto kërkesa dhe të minimizohen deri në qëllimin e saj, pra të një krijese të re. E rrezikshme dhe shkatërruese për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj.

Së fundmi Kosova ka ditë të luaj një rol shumë të mirë dhe që krijon një siguri të madhe për procesin e dialogut. Kjo po ndodh jo për shkak të gatishmërisë së partive politike, por kryekëput për shkak të këmbëngulësisë së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gati një dekadë bisedime dhe jemi në pikën zero. Madje, unë nuk shoh as sinjale fillestare se do të ketë një marrëveshje në një të ardhme të afërt. Serbia çdo ditë promovon vlera anti-evropiane dhe anti-perëndimore, duke bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake, dhe në të njëjtën kohë nuk kemi asnjë reagim nga Bashkimi Evropian.

Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe e boshnjake, e ka futë Kosovën në temë diskutimi në gjithë globin, respektivisht tek shtetet e fuqishme si ShBA dhe BE-ja. Është mbajtë dialogu dhe askush nuk ka shkrua e folë për këtë, ndërsa tani kemi një situatë krejt tjetërfare. Kemi kërkuar përfshirjen e amerikanëve në dialog, tani e kemi. Kemi kërkuar që Kosova të bëhet palë e barabartë në proces, tani jemi. Është në dorën tonë sa dijmë dhe duam ta ruajm këtë të arritur, pavarësisht se herë pas here mund të kemi presion ndërkombëtar. Kur je në anen e drejt dhe këmbëngul në të drejtën tënde, pavarësisht trysnisë, ti je faktor.

Etiketa:aktuale Ardian Azemi dialog Republikës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës së Gjilanit

15 Gusht, 2022

Alban Hyseni synon të jetë i pari edhe në Vetëvendosjen e Gjilanit

15 Gusht, 2022

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, zoti President!

15 Gusht, 2022

Gjilani shpërndan 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë

15 Gusht, 2022

Në Letnicë u shënua Dita e Zojës së Madhe

15 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com