Sipas Policisë së Kosovës (PK), në Viti, ankuesi ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me djalin e tij, i njëjti ia ka thyer xhamat, dritat e para dhe mbrapa të veturës “Subaru”, me targa RKS, si dhe të traktorit i cili ishte në garazh.
Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që rasti të kompletohet dhe të dërgohet rasti në gjykatë në procedurë të rregullt gjyqësore.