DYLON

Mbahet dëgjimi publik në Muqiverc – lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020

Mbahet dëgjimi publik në Muqiverc – lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020.

Me këtë rast, u mbajt dëgjimi publik në fshatin Muqiverc, me ç’rast morëm edhe opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve të këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitet 2018-2020 dhe kërkoi nga ta që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Muqiverc, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.

EkoHigjiena

Disa nga kërkesat e parashtruara nga qytetarët dhe administratori i fshatit ishin:
Ndriçimi publik në rrugën kryesore dhe dy lagje tjera, Lidhja në kanalizim të ambulancës, brigadës së zjarrfikësve dhe e stacionit policor, Vendosja e një njehsori dhe reflektorëve tek varrezat e fshatit, Rrethoja tek objekti i zjarrfikësve, Asfaltimi i rrugëve në dy lagje në këtë lokalitet, si dhe nuk munguan falënderimet drejtuar komunës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.