Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhë në orët e mëngjesit në Viti.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se hetuesit policor me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur vetura “Landrover” me tabela zvicerane duke mos u ndal në shenjën e trafikut STOP godet veturën “Golf”, me tabela vendore.
Si pasojë e goditjes direkët lëndime pësojnë drejtuesi i mjetit “Landrover” si dhe pesë persona që ndodheshin në veturën Golf.
“Personat e lënduar që të gjithë kanë kërkuar ndihmën e mjekut në Shtëpinë e shëndetit në Viti, dhe fatmirësisht shëndeti i tyre është në përmirësim. Vozitësi i veturës “Landrover” në cilësinë e të dyshimtit si dhe pes personat tjerë si dëshmitar janë intervistuar nga Policia e Kosovës, rasti me kallxim Penal dërgohet në Gjykatën Themelore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.