Në mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë e Financa të KK-së së Vitiës, anëtarët e këtij komiteti diskutuan për disa pika të rendit të ditës, të cilat edhe u votuan për procedim në seancën e ardhshme të Kuvendit që u vendos të mbahet të premten e ardhshme.
Pikat që u diskutuan në këtë mbledhje ishin: Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshimin – plotësimin e emrit të shkollës së Mesme Profesionale. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë Nr. 01-013/491, të datës 21.04.2011. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e planit të punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport për vitin 2022. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e shfuqizimit të vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fsh. Kabash, vendimi me Nr. 01-110/05-365 i datës 04.04.2022, me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor me Nr. 1987-2/22 e datës 29.04.2022. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim-plotësimin të vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale me Nr. 01-110/05-100 t datës 01.-3.2022. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Kolegjit UBT.
Gjithashtu në këtë mbledhje, u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për periudhën janar-maj 2022. /2LONLINE/