Policia e Kosovës, njësitet hetuese nga stacioni Policor i Vitisë në vazhdim të hetimeve te rasteve, veprave penale “vjedhje dhe vjedhje të rënda”, kanë arrit që ditëve të fundit ta zbulojnë një zinxhirë prej tetë rasteve të tilla në të cilat raste janë vjedhur gjera të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme në Viti dhe rrethinë.
Cak i vjedhjeve kanë qenë:
Katër (4) shtëpi Private.
Tri (3) kioska për shitjen e mallit dhe
Një (1) shitore ushqimore
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësitet hetuese nga stacioni Policor i Vitisë, kanë arritur që t’i identifikojnë dhe arrestojnë si të dyshuar ne këto raste, një femër, shqiptare shtetase e Kosovës, si dhe tre persona të mitur të cilët, në bashkëveprim, dyshohet t’i kanë kryer veprat e lartcekura.
“Në të gjitha fazat e hetimit të rasteve është njoftuar prokurori pranë departamenti për te mitur si dhe Qendra për punë sociale në Viti si dhe avokatet mbrojtës sipas detyrës zyrtare për personat e mitur. Disa nga gjërat e vjedhur janë gjet dhe janë konfiskuar, si dhe u janë kthyer pronareve legjitim”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit paraqiten kallëzimet penale për katër të dyshuarit, me vendim të prokurorit rastet në procedurë të rregullt procedohen në Gjykatë.