Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë bastisur shtëpinë e një të dyshuari në rrugën e Preshevës, në Viti.
Me këtë rast, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.