DYLON

Kryeministri Haradinaj priti udhëheqësit e katër OVL të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit

Kryeministri Haradinaj priti udhëheqësit e katër OVL të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit
Avatar photo Redaksia

Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë pritjes që u bëri udhëheqësve të katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj (Deçan), Bekë Berisha (Istog), Gazmend Syla (Pejë) dhe Sadri Hoxha (Gjakovë), njofton Zyra e kryeministrisë.

Me konstituimin e organeve te Kuvendit, duhet të bëhet rishikimi i buxhetit që pensionet e veteranëve të mos paguhen në mënyrë të pjesshme por të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë.

Katër kryetarët e OVL të UÇK-së e përgëzuan kryeministrin për detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë.

EkoHigjiena

Kryeministri Haradinaj tha se do ta ketë parasysh rrugën e lirisë të cilën e kaluan së bashku, prandaj do të jetë gjithnjë pranë tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen ata.

Kryeministri Haradinaj e ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,6927

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.