Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira por edhe të tjerë kanë bërë sot homazhe pranë bustit të atdhetarit dhe të luftëtarit Hasan Ali Remniku, në fshatin Remnik të Vitisë.
Homazhet janë bërë në përvjetorin e ditës së shkollës së këtij fshati që mban emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare Hasan Ali Remniku.