Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga Drejtoria e Inspekcionit në Viti, që të merre masa ndaj qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët keqpërdorin ujin e pijshëm nga sistemi publik.
Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bënë me dije se me kërkesën e kryetarit Haliti dhe pas shqetësimeve të ngritur nga qytetarët, inspektorët janë në teren në veçanti në fshatin Letnicë, qytetin e Vitisë dhe fshatrave të tjera, duke monitoruar shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit.
Drejtori Ahmeti, potencoi se pos vërejtjeve nga inspektorati keqpërdoruesit e ujit mund edhe të gjobitën në rast se hasën në keqpërdorimin e ujit nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve.
Ai tha se gjobat do të aplikohen në pajtim me ligjet në fuqi dhe kërkoi nga qytetarët që uji i pijshëm të shfrytëzohen në mënyrë racionale.