DYLON

U lansua “e-Testimi” për patentë shoferë

U lansua “e-Testimi” për patentë shoferë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në lansimin e testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit.

Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë , ministri Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës. Ky projekt ka kushtuar afër 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverët shumë dimensional që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.