Fillon fushata e Korrje-Shirjeve, Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi interesohen rreth rendimenteve të grurit
Me rastin e fillimit të fushatës së Korrje-Shirjeve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi ka vizituar sot disa fermerë të cilët kishin filluar korrjen e grurit.
Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti është interesuar me rendimentet e grurit. Fermerët potencuan se krahasuar me vitin e shkuar rendimentet janë më të pakta.