Komuna e Vitisë ka filluar sot punimet në pastrimin dhe hapjën e një përoske prej 9.540 metreshe prej fshatit Kabash deri në vendin e quajtur Gilbush e që gjendët në mes të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët të cilët e falënderuan atë për këtë projekt pasi që theksuan se me hapjën e kësaj përoske bëhet parandalimi i vërshimeve.
Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë në vazhdmisi është përkujdesur në hapjën dhe pastrimin e kanaleve, përsokave dhe lumenjëve me qëllimin më të mirë që të mbrohet prona e shenjë e qytetarëve të komunës së Vitisë, por edhe të parandalohen dëmët nga vërshimet e mundshme në tokat bujqësore.