Filloi procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e 10-ta, drejtori Aliu përcolli nga afër këtë proces.
Pas fillimit të procesit të regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të, Basri Aliu, drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar sot shkollat e mesme të larta për të parë nga afër këtë proces.
Ai në qytetin e Vitisë ka vizituar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhëse”, Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”. Aliu gjithashtu ka vizituar edhe Shkollën e Mesme të Lartë Mikse “ Kongresi i Manastrit” Pozheran.
Me këtë rast ai ka bërë me dije se Komuna e Vitisë ka bërë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në këto shkolla dhe iu bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që të shfrytëzojnë mundësitë që ju ofrohen në këto shkolla dhe të ju bëhen pjesë e saj me qëllim që të jenë të përgatitur për të ardhmen. /2LONLINE.com/