Nxënësit dhe personeli arsimor të shkollave të ndryshme të komunës së Vitisë, ju janë bashkangjitur sot aksioneve të pastrimit me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Me këtë rast sot në Viti, janë zhvilluar aktivitete të shumta të pastrimit, mbjelljes së luleve, shtegtimit me biçikleta dhe të tjerë të cilët për qëllim kryesor kanë krijimin e një mjedisi të pastër për të gjithë.
Gjithashtu bëhet me dije se qëllimi i këtyre aksioneve është edhe vetëdijesimi i qytetarëve me qëllim të ruajtjes së mjedisit jetësor. /2LONLINE.com/