DYLON

507 TË SHËRUAR DHE 382 RASTE ME COVID-19!

507 TË SHËRUAR DHE 382 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 382 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.