DYLON

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me COVID-19 në Gjilan (83, 79 vjeç)

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me COVID-19 në Gjilan (83, 79 vjeç)
Avatar photo Redaksia

Brenda 24 orëve, në nivel vendi,  janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Dy prej rasteve janë nga Komuna e Gjilanit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.