Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të plagosjes me armë zjarri, të regjistruar në statistikat policore që ata e kanë klasifikuar si “vrasje e rëndë në tentativë”
Sipas raportit policor, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Viti, është arrestuar një i dyshuar, i cili pas një mosmarrëveshje, ka gjuajtur dhe ka plagosur me armë zjarri, viktimën, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Si pasojë e goditjeve të marra nga mjetet e forta, lëndime trupore ka marrë edhe viktima tjetër, ku të përfshirë kanë qenë edhe tre të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati.
Viktimat për shkak të plagëve janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një veturë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.