Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të MPB, MPMS dhe UNDP

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të MPB, MPMS dhe UNDP

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje ofron kornizën e bashkëpunimit në mes të MPB, MPMS dhe UNDP në zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar duke iu ofruar mundësi të trajnimit, punësimit dhe krijimit të bizneseve të reja dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës, në kuadër të Programit Aktiv për Tregun e Punës në Kosovë.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, se rekomandimi pozitiv për viza dëshmon punën e mire nga MPB në plotësimin e shumë kritereve, në mesin e tyre ka qenë edhe ri-integrimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar.
Ai tha se MPB përmes Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar do të japë mbështetje, nëse është e nevojshme, për adresimin e çështjeve dhe pengesave që do të mund të ndikonin në implementimin e projektit.

“MPB do të jetë përgjegjëse për shkëmbimin e çfarëdo dokumenti dhe ndarjen e informatave të rëndësishme që kanë ndikim në këtë projekt gjatë tërë periudhës së zbatimit të tij”, tha ministri Gashi.

Gjithashtu, u bë e ditur se Departamenti për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar do të sigurojë se koordinatorët rajonalë të ri-integrimit do të bashkëpunojnë ngushtë me MPMS/APRK dhe UNDP gjatë zbatimit të projektit, duke përfshirë edhe dhënien e qasjes në Sistemin e Menaxhimit të Rasteve për regjistrimin e të dhënave të përfituesve të riatdhesuar.

Qëllimi i këtij projekti është ri-integrimi i qëndrueshëm i familjeve të riatdhesuara përmes dhënies së mundësisë së trajnimit, punësimit dhe hapjes së bizneseve të reja përmes programeve aktive të tregut të punës, për persona të riatdhesuar në përputhje me politikat e ri-integrimit të personave të riatdhesuar në tregun e punës dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

Pjesë përbërëse e kësaj marrëveshjeje është Projekti “Programet Aktive të Tregut të Punës 2 – Ri-integrimi i qëndrueshëm e personave të riatdhesuar në Kosovë”.

Ky projekt do të fillojë të zbatohet nga data 3 janar 2019 dhe do të zgjasë deri në vitin 2021.

KOMENTE