Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Viti, pas grumbullimit të informatave, kanë intervistuar tê dyshuarin, shqiptar shtetas te Kosovës, lidhur me pesë raste të vjedhjeve të raportuara në stacionin policor në Viti, nga ana e Ekonomisë Pyjore, në periudhën dhjetor 2016 – shkurt 2017.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se vjedhjet janë raportuar të kenë ndodhur nga oborri i objektit tê Ekonomisë Pyjore në Viti ku janë të deponuara pasi ishin konfiskuar paraprakisht.
“Në bazê të deklaratave të disa dëshmitarëve si dhe prova të tjera të qëndrueshme dyshohet se drutë janë shitur nga përgjegjësi i agjensionit pyjor komunal, që punon aty, ku ai dyshohet se duke keqpërdor detyrën zyrtare, e ka shitur një sasi të konsiderueshme të druve nga kjo qendër me qellim te përfitimit material për vete”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij me vendim të prokurorit të shtetit, pasi i dyshuari është inervistua në prani të mbrojtësit, ndaj tij ështē lëshuar vendim mbi ndalje për 48 orê. Rasti procedohet ne prokurori. /2L ONLINE/