Me datën 15.01.2024 rreth orës 02:10 patrulla policore e Stacionit Policor në Viti në pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran ka ndalur një veturë me targa vendore për kontrollë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari Sh.B. (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të llojit Cobat TT , një (1) karikator dhe tetë (8) fishekë, të gjitha këto pa leje.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, njofton policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njofitmi ne policisë. /2LONLINE/