Ekspertët shëndetësorë thonë se shumica e njerëzve mund t’i marrin vitaminat e nevojshëm përmes një diete të balancuar mirë, por nëse nuk mund t’i merrni përmes ushqimit, atëherë duhet të përdorni suplemente.
Vitaminat e mëposhtme jua mbrojnë lëkurën dhe jua mbajnë të shëndetshme:
Vitamina A
Vitamina A njihet edhe si retinol. Ajo i mban të shëndetshëm disa pjesë të trupit, por edhe lëkurën dhe hundën. Burime të mira të vitaminës A janë vezët, djathi, peshku, qumështi dhe jogurti, etj.
Vitamina C
Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, njëkohësisht e mirëmban lëkurën, enët e gjakut, eshtrat, etj. Kjo vitaminë gjendet në portokaj, speca, dredhëza, brokoli, patate, etj.
Meshkujt dhe femrat duhet t’i marrin 40mg vitaminë C në ditë.
Vitamina E
Vitamina E ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe syve, por edhe e forcon sistemin e imunitetit. Ajo mund të gjendet në sojë, vaj ulliri, produkte arrore dhe fara, etj. Meshkujt rekomandohet t’i marrin 4mg vitaminë E në ditë, ndërsa femrat 3mg.