Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur për një aksident trafiku që ka ndodhë në mesditën e sotme, në rrugën magjistrale Gjilan – Kamenicë, përballë Qendrës tregtare “Agmia”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur kur vetura e udhëtareve, Opel-Zafira, me targa KS, të cilën e drejtonte vozitësi T. R. (1975 ), serb shtetas i Kosovës, duke mos i dhënë përparësi, rrugës me përparësi kalimi, ka bërë që një veturë e policisë, Shkoda Rapid, me targa të policisë, të devijojë nga rruga dhe të përplaset për një shtyllë elektrike skaj rruge.
Tre zyrtar policor nga Stacioni Policor-Njësia Patrulluese në Gjilan, kanë pësuar lëndime dhe janë trajtuar në Spitalin Emergjent në Gjilan, gjersa dëme të konsiderueshme materiale ka pësuar vetura zyrtare.
Rasti është duke u hetuar.