DYLON

Gjilani nis shpërndarjen e faturave të Tatimit në Pronë për vitin 2018

Gjilani nis shpërndarjen e faturave të Tatimit në Pronë për vitin 2018
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2018 janë bërë gati dhe tatimpaguesit mund t’i kryejnë obligimet e tyre.

Shpërndarja e faturave do të bëhet përmes PTK-së dhe nëse ndodh që tatimpaguesi të mos e pranojë atë, lutet që të lajmërohet në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, përkatësisht në sportelet e Tatimit në Pronë të cilat gjenden në lokalet e Administratës së Përgjithshme.

Të gjithë tatimpaguesit, por edhe ata të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e kanë mundësinë që faturën ta marrin dhe ta shkarkojnë edhe përmes  faqes së internetit  në adresën www.tatimineprone-rks.org dhe mund të paguajnë edhe përmes e-banking.

EkoHigjiena

Për çdo paqartësi eventuale, Komuna u bënë thirrje qytetarëve që të parashtrojnë ankesë pran Qendrës për Shërbime me Qytetarë deri  më 30 prill të këtij viti dhe çdo ankesë do të shyrtohet në afat ligjor.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme i kanë kryer obligimet ndaj Komunës dhe pret që këtë ta bëjnë edhe në të ardhmen.

“Shuma e mbledhur nga Tatimi në Pronë do t’u kthehet qytetarëve me investime në infrastrukturë, në qytet e fshatra”, tha Haziri.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.