“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, deputetja Besa Baftiu dhe kandidatët për këshilltarë komunal kanë vizituar kompaninë e ndërtimit Gëzimi Engineering.
Pronari i kompanisë Gëzimi Engineering, kompani që projekton e ndërton objekte banesore e private dhe që bënë shitjen e materialit ndërtimor, prezantoi punët që po bëhen dhe vështirësitë që e përcjellin një biznes privat në Gjilan.
Sami Kurteshi e theksoi edhe një herë mbështetjen për bizneset vendore, duke qenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe mundësi e mirë për rritjen e punësimit, që është një nga brengat kryesore të qytetarëve të Gjilanit”.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje