DYLON

Ministri Berisha priti ambasadorin hungarez Laszlo Markusz

Ministri Berisha priti ambasadorin hungarez Laszlo Markusz
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha priti sot, për herë të parë në mjediset e ministrisë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Hungarisë në Republikën e Kosovës, Laszlo Markusz.

Në takimin e përbashkët ministri Berisha dhe ambasadorit Markusz biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Hungarisë e posaçërisht për marrëdhëniet e ministri të FSK-së dhe ministrit të Mbrojtjes të Hungarisë, të cilat janë bërë zyrtare edhe me një marrëveshje mirëkuptimi.

Fillimisht, ministri Berisha e falënderoi diplomatin hungarez për kontributin e gjithmbarshëm që Hungaria ka dhënë për Kosovën, duke nënvizuar angazhimin e saj në kuadër të trupave të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë, si dhe për krijimin e mundësive të shumta të bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë.

EkoHigjiena

Krahas kësaj, ministri Berisha e njohu ambasadorin hungarez edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së, i cili proces, siç tha ai, do të realizohet në përputhje me Kushtetutën e vendit, në transparencë të plotë dhe në koordinim me faktorët vendorë, partnerët strategjikë dhe NATO-n, në një Forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, e cila do t’i kontribuoi paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Hungarisë zotëri Laszlo Markusz u shpreh se e gëzon fakti që marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë dhe MFSK-së janë shumë të mira dhe se në të ardhmen do të konkretizohen edhe më tej.

“Kontributi i Hungarisë në kuadër të KFOR-it do të vazhdojë për aq sa do të ketë nevojë, e në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe mbështetjen për zhvillimin e sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës”, përfundoi diplomati hungarez.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.