Mbrëmë rreth orës 23:35, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e Klan Kosovës, për xhirimin e një emisioni.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, tek banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë Molliqajn dhe po kthehej në veturë. Ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK’së.
Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjeherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet në njofitmin ek ësaj Lëvizjeje.
Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ndërsa, gjendja shëndetësore e Agronit është e mirë.