DYLON

Arrestohen tre të dyshuar për rastin e zjarr-vënies në Llabjan

Arrestohen tre të dyshuar për rastin e zjarr-vënies në Llabjan
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës njësitet hetuese dhe sektoriale të stacionit policor në Novobërdë pas hetimeve disa ditore kanë arritur t’i lokalizojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët janë sjellë në stacionin policor në Novobërdë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre në lidhje me rastin e datës 09 shkurt 2017, “Zjarr-vënie” në një shitore në fshatin Llabjan, të Novobërdës.

“Gjatë intervistës janë gjete prova të qëndrueshme se ata janë të involvuar në këtë vepër”, ka thënë Hashani.

EkoHigjiena

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ata të ndalen në mbajtje për 48 orë.

Rasti procedohet në Prokurori.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.