DYLON

Gjilan: Të shtunën mbahet tribunë shkencore për Idriz Seferin

Gjilan: Të shtunën mbahet tribunë shkencore për Idriz Seferin
Avatar photo Redaksia

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan, për nderë të 170 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së heroit të kombit, Idriz Seferi, e njofton opinionin se do të organizojë Tribunë Shkencore me temë bosht “Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri (1847-1927)”.

Në këtë Tribunë Shkencore, e cila do t’i zhvillojë punimet më 25 mars 2017, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, nga ora 10:00, do të paraqiten me kumtesa 19 historianë e studiues nga Shqipëria dhe Kosova.

Në paraqitjet e tyre do të trajtohet figura e Idriz Seferit nga gjenealogjia e familjes, orët e para të veprimtarisë së armatosur, ngritja e Idriz Seferit në personalitet prijës në Lëvizjen Kombëtare, kryengritjet e armatosura të viteve 1908-1912, Beteja e Kaçanikut, qëndresa ndaj pushtuesve serbë e bullgarë 1912-1927 dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij.

EkoHigjiena

Personaliteti dhe veprimtaria e Idriz Seferit do të pasqyrohen në të gjitha dimensionet politike, ushtarake, shoqërore dhe kulturo-arsimore.

Tribuna Shkencore do t’i zhvillojë punimet në dy seanca.

Organizimi i kësaj Tribune bëhet nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thuhet në njoftimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.