Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvnedosje së bashku me dy deputetët e Parlamentit të Kosovës, Albin Kurti e Dardan Sejdiu, kanë qenë të pranishëm në hapjen e zyrës së Pikës së Vetëvendosjes, në lagjën “Ramiz Cërnica”.
Deputeti Albin Kurti ngriti lartë kandidatin për kryetar Sami Kurteshin duke e cilësuar person me Vetëvendosje kandidon për kryetar të komunës së Gjilanit, një njeri me profil të lartë atdhetar e intelektual.
Kështu, Lëvizja Vetëvendosje po shtrihet në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo cep, duke forcuar strukturat e saj, duke shtuar radhët e saj, e sidomos tani kur Gjilanit po i kthehet shpresa, po i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur e po vjen një epokë e re në qeverisjen e Komunës së Gjilanit, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes.