DYLON

LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodht’

LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodht’
Avatar photo Redaksia

Shtabi i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan sqaron opinionin se kritikat e fundit të Lëvizjes së Kuqe karshi qeverisjes komunale, janë demagogji e ‘lodht’, janë të pavërteta dhe tendencioze. Është për keqardhje që kjo parti po i përngjan PDK-së me deklarata e sulme të ulëta, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Së pari, LDK ia bën me dije për të satën herë Lëvizjes së Kuqe se kryetari i Komunës nuk e ka të obligueshme me qenë i pranishëm në seancë të Kuvendit Komunal.

Sa i përket transparencës, ua rikujtojmë se Kuvendi Komunal i Gjilanit është shpallur Kuvendi numër një për transparencë në nivel vendit për tri vite rresht nga organizata kredibile Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

EkoHigjiena

Për ta avancuar edhe më shumë transparencën, për të parën herë në histori të institucioneve kosovare, me iniciaticë të kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani ka nisur vitin e kaluar projektin e transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit zyrtar në Youtube dhe ky projekt vazhdon me sukses dhe pa i kushtuar asnjë cent buxhetit komunal.

Për problemin e “Eco-Higjienës” dynjaja e dinë se po merret gjykata me këtë punë. LDK nuk e paragjykon rastin, por i beson institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, po pritet në mënyrë madhështore, krahëhapur dhe me falënderime nga ana e qytetarëve sepse me punët e hajrit ia ktheu dinjitetin gjilanasve.

Për fund, LDK ndjehet mirë që kryetari Lutfi Haziri me mbështetje qytetare, jo vetëm partiake, do të rikonfirmohet kryetar komune që në raudin e parë më 22 tetor, për t’i vazhduar kështu punët e hajrit edhe për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, thuhet në komunikatën e LDK-së..

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.