Keqpërdorimet e parasë publike nuk kanë të ndalur në komunën e Gjilanit nga qeverisja e LDK-së. Kësaj radhe kemi të bëjmë me blerjen e drunjve me çmim marramendës për ngrohje në shkolla dhe objekte tjera që komuna i menaxhon.
Dokumenti i siguruar me numër të prokurimit GL 65117046111 tregon shumën që komuna ka paguar për metër kub te drunjve.
Ne i bëjmë thirrje organeve kompetente të komunës që sa më parë të jap hollësi për këtë keqpërdorim financiar duke e ditur që metri kub i drunjve për ngrohje në tregun lokal sillet diku rreth 30-35 EURO.
Njëherësh ftojmë gjykatën e prokurimit të Kosovës që sa më parë të marrë masa ndaj këtij skandali.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje