DYLON

Haziri: Pronarët e “Fluidit” janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, punësuan mbi 200 punëtorë

Haziri: Pronarët e “Fluidit” janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, punësuan mbi 200 punëtorë
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitave bërë bizneseve gjilanase, kandidati i Lidhjes për Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në kompaninë “Fluidi”, ku është pritur dhe është njoftuar me prodhimet e tyre nga pronari, Fejzullah Mustafa.

Kryetari Haziri ka përgëzuar kompaninë “Fluidi” për punën dhe angazhimin, përderisa ka uruar pronarin për hapjen e fabrikës së vajit “Floil”.

“Fluidi” është njëra nga kompanitë gjigante dhe më të suksesshme, jo veç në Gjilan, por edhe në Kosovë. Prodhimet e tyre sot i gjen në treg të Europës kudo. Sot, veçanërisht jam i lumtur që kanë filluar edhe me prodhimin e vajit të lulediellit “Floil” dhe iu uroj shumë suksese. Përveç tjerash, në këtë kompani janë të punësuar mbi 200 punëtorë dhe për mua pronarët e “Fluidit” janë heronjtë e gjallë të dritëve të sotme”, ka deklaruar kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se ndihet mirë që në Gjilan ka arritur të krijoj një klimë të mirë për operimin e suksesshme të bizneseve, duke shtuar se lehtësirat fiskale do të vazhdoj t’i zbatoj edhe në mandatin e ri qeverisës.

Në fund, kryetari Haziri, i shoqëruar nga pronari Fejzullah Mustafa, ka vizituar të gjitha sektorët e prodhimit të vajit.

sponsorizuar nga LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.