Lëvizja Vetëvendosje e ka trajtuar problemin me mungesen e energjisë elektrike dhe faturat e papërballueshme për qytetarët. Në një konferencë të Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kanë folur deputetja Albulena Haxhiu dhe përfaqësuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha treguan për reduktimet e ashpra të energjisë do të kërkohet interpelancë qysh nesër në Kuvendin.
Haxhiu rikujtoi kohën kur ishte privatizuar kjo ndërmarrje. Në vitin 2012, nga Qeveria Thaçi, humbëm një aset publik si pasojë e privatizimit. Korporata Energjetike e Kosovës u privatizua me vetëm 26.3 milionë euro. Kontrata ishte nënshkruar pavarësisht kundërshtimeve dhe protestive të Lëvizjes. Aso kohe thuhej se do të ketë investime që do të garantojnë furnizimin me energji si dhe punëtoret e KEK-ut nuk do ta humbnin punën.
Gjashtë vite pas privatizimit orët e ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë territorin e vendit nuk janë ulur, përkundrazi në periudhën e pikut, orët e ndërprerjeve janë rritur.
Ulja e humbjeve teknike dhe komerciale nuk ka asnjë përmirësim përkundrazi raportimet zyrtare të Zyrës së Rregullatorit tregojnë për raporte në favor të periudhës kur kompania ishte publike.
Fatura e mospagimit, vjedhjes së energjisë ende sot i shpërndahet pa ligjshmërish çdo konsumatori që paguan në mënyrë të rregullt energjinë.
Komunat veriore ende nuk e paguajnë drejtpërdrejtë energjinë, atë KEDS i drejtuar nga Limak-Çalik ua faturon të gjithë shqiptarëve e të tjerëve në komuna të tjera të Kosovës.
Në këto 6 vite çmimi i energjisë elektrike sipas kërkesës së konsorciumit privat është rritur 4 herë nga Zyra e Rregullatorit. Kjo me arsyetimin fals të mbulimit të kostove nga defektet në gjenerimin e energjisë.
Situata lidhur me punëtorët dhe përjashtimet e tyre nga puna është tepër shqetësuese. Janë 95 punëtorë të larguar vjeshtën e vitit 2015 dhe, 75 të tjerë të larguar në maj të vitit 2016.
40 punëtorë janë larguar përmes presioneve e shantazheve për ta lënë vendin e punës dhe mbi 200 punëtorë të tjerë iu është komunikuar vendimi për largim.
Çdo ditë në këtë konsorcium përgatiten taktika për t’iu shmangur kontratës dhe Ligjit të
punës dhe për të demotivuar ata punëtorë që kanë kontrata të përhershme për t’i
zëvendësuar më një numër më të vogël punëtorësh të rinj më të keqpaguar.
Gjendja energjetike sot në Kosovë është e rëndë. Përveç në Prishtinë, qytetarët po ballafaqohen me mungesë të energjisë në secilin qytet e fshat dhe në këto ditë të ftofta dimri kjo gjendje është e papërballueshme sidomos kjo gjendje më së shumti i prek familjet që përballen me kushte të vështira ekonomike dhe zonat e thella.
Me gjithë këto probleme, deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje nga qeveria për mungesën e energjisë elektrike, faturat e fryera, dhe largimin e punëtorëve dhe ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për mashtrimin dhe vendimin e paligjshëm të ZRRe, i cili shpenzimet e qytetarëve serb, ia faturonte qytetarëve të tjerë!
Andaj, qysh nesër, do ta dërgojmë kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrin Haradinaj, për të dhënë sqarime për ketë gjendje të rënduar.
Ndërkaq, Naim Hoxha nga Komiteti për Energjetikë i tha hapat që duhet të merren për të dalë nga kjo situatë.
Në terma afat shkurtër duhet:
1. Të ngritët niveli i vigjilencës dhe kujdestarisë në të gjitha strukturat e sistemit energjetik.
2. Apel dhe vetëdijesim qytetarëve dhe ta zvogëlojnë konsumin por jo edhe bizneseve
3. Kontraktimi i importit ne pajtim me nevojat
Në nivel afatgjatë:
4. Inicimi sa më i shpejtë i rindërtimit të Kosova A
5. Përshpejtimi i planit për remontin e TC Kosova B
6. Kontraktimi i energjisë elektrike me Shqipërinë për periudhe më afatgjatë
7. Stabilizimi i prodhimit të qymyrit – sanimi i ndërtimit të kundërligjshme në Shibitullë
8. Heqja dorë nga projekti me i shëmtuar i TC Kosova RE. Po te ketë arsye për ndërtim të TC mbi bazën e lignitit tonë është nëse ai termocentral e prodhon energjinë më të lirë.
9. Të përpilohets a më shpejt strategjia afatmesme dhe afatgjatë zhvillimore e Kosovës për t’i nxjerrë strategji të përkatëse të energjetikës.
10. Disejnimi i TC së re dhe kontraktimi i tij.
11. Përcjellja e rrjedhave në gjeneratorët alternative e posaçërisht të asaj elektrovoltaike.