/2L ONLINE/ – Drejtuesit më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të hënën mbrëma kanë qëndruar në Gjilan, me ç’rast kanë bashkëbiseduar me qytetarët të kësaj komune, duke ju sqaruar për dëmet që do të ketë ratifikimit i Demarkacionit, që pritet të sillet në Kuvend më 1 shtator, si kundër që kanë kërkuar nga të pranishmit, përkrahje dhe angazhim maksimal për të qenë pjesë e protestës gjithë popullore. Në anën tjetër, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, gjilanasit kanë shprehur gatishmëri të madhe për të qenë pjesë e mbrojtjes territorial të Kosovës, duke premtuar se më një shtator të gjithë do të jenë para Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbështetje të deputetëve të devotshëm dhe në mbrojtje të shtetit”.
Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, duke ju drejtuar qytetarëve gjilanas ka thënë, se përkushtimi dhe angazhimi i tyre sa më i madh më 1 shtator, do ta pamundëson kalimin e demarkacionit dhe do t’i jepet një grusht I fortë këtij pushtetit të inkriminuar. Ai ka bërë një analogji me tre liderët aktual të këtij pushtetit (Thaçi, Mustafa dhe Veseli) me modelin e një nxënësi të dobët, i cili kur merr notë 5 thotë e mora me meritë, kurse kur e merr 1, thotë se mësuesi ma qiti, duke mos e pranuar se nuk ka mësuar. Kurse këta pushtetarë aktualë na nxjerrin sytë duke thënë se pavarësinë ne shpallëm, kurse për korrupsionin thonë është problem kulture, duke mos e pranuar fare qe janë pjesë e saj.
“Mu pas kanë të sigurt se nuk e humbim asnjë milimetër, këta deri tash e kishin negociuar dhe rineguciuar plotë herë çështjen e demarkacionit, mirëpo këta e dinë forte mirë se, nëse edhe një herë kjo temë hapet, atëherë sigurisht se do të konstatohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë, e në situate të tilla, kur me vetëdije po e dëmtojnë interesin e Kosovës, atëherë dihet se çka do të ndodh, do të ndjeken penalisht këtë nënshkrues të këtij demarkacioni”, ka theksuar Ymeri, duke shtuar se: “Qytetarët e vendit bashkë me deputetët, jo vetëm të opozitës, por edhe të gjithë të tjerët që e donë shtetin e Kosovës, me një shtator, do të dalin në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, duke mos lejuar që të kalojë ky demarkacion, që e zvogëlon territorin e Republikës së Kosovës. Ky pushtet me vetëdije po e dëmton Kosovën, mirëpo edhe kjo nuk do të kalojë, sepse populli nuk do ta tolerojë”.
Ymeri po ashtu para qytetarëve gjilanas ka thënë se ky pushtet i kriminalizuar merr edhe vendime kriminele, prandaj ne nuk lejojmë që të merren këso lloj vendime, që janë në dëm të shtetit të Kosovës.
Gjithashtu në këtë tubim me qytetarë me qëndrimet dhe argumentet e tyre janë paraqitur edhe Dardan Sejdiu, nënkryetar dhe Besa Baftiu dhe Ismajl Kurteshi, deputetë nga kjo komune të cilët, ndër tjerash, kërkuan nga qytetarët gjilanas mbështetje me 1 shtator për protestën në Prishtinë. /2L ONLINE/