“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, i shoqëruar nga deputetja Besa Baftiu dhe Shemsi Syla kanë takuar banorët e fshatit Bresalc, dhe fshatrave përreth duke marrë mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e nisur në Gjilan”, thonë në Vetëvendosje.
Bresalci dhe fshatrat përreth kanë vuajtur tash e sa kohë për mungesë të investimeve, gjë që ka bërë shumë nga banorët e pjesës malore të largohen për tu drejtuar nga qyteti. Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s zotohet për mbështetje të banorëve të kësaj ane me projekte konkrete që do të ndihmojnë përmirësimin e jetës së tyre.
Sami Kurteshi në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se “Lëvizja VETËVENDOSJE! është e interesuar të instaloj një qeversje ku vendimet mirren duke u bazuar në kërkesat e banorëve, dhe asnjë investim të mos bëhet pa pëlqimin e banorëve të fshatit. Ne zotohemi për hapjen e një çerdhe publike në fshatin Bresalc, riparimin e shkollës së fshatit, rregullimin e trotuarit që përshkon rrugën e filloristëve drejt shkollës dhe një varg investimesh konkrete sa i përket infrastrukturës, që nga asfaltimi i rrugëve dhe rrjeti i kanalizimit dhe ujsjellësit.”
Ndërsa banorët e fshatit Bresalc dhe fshatrave përreth, përkrahës të LV-së dhe subjekteve tjera u besatuan me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për përmbysjen e madhe që do të ndodhë më 19 nëntor, duke theksuar se ndryshimi në qeverisjen komunale është i domosdoshëm dhe ky ndryshim vjen vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
sponsorizuar nga Vetëvendosje