DYLON

Sting: Trajta e zemrës sime (Shape of my heart)

Sting: Trajta e zemrës sime (Shape of my heart)
Avatar photo Redaksia

STING: TRAJTA E ZEMRËS SIME (SHAPE OF MY HEART)

Ai i ndan kartat si meditim
Dhe ata që i mund nuk dyshojnë kurrë
Nuk luan për paratë që i fiton
Nuk luan për respekt

Strofa 2

EkoHigjiena

I ndan kartat për ta gjetur përgjigjen
Gjeometrinë e shenjtë të fatit
Ligjin e fshehur të rezultatit të mundshëm
Numrat çojnë valle

Refreni

E di se pik-at janë shpatat e ushtarit
E di se tref-at janë armë lufte
E di se karo-t janë para për këtë art
Por ajo nuk është trajta e zemrës sime

Strofa 3

Mund ta luajë xhandarin e karove
Mund ta qesë mbretëreshën pik
Mund ta fshehë një mbret në dorën e vet
Gjersa zbehet një kujtim për të

Refreni

E di se pik-at janë shpatat e ushtarit
E di se tref-at janë armë lufte
E di se karo-t janë para për këtë art
Por ajo nuk është trajta e zemrës sime

Ura

Ajo nuk është trajta, trajta e zemrës sime

video: Shape of my heart

Solo me harmonikë goje

Strofa 4

Dhe po t’i tregoja asaj se të doja
Mbase do të mendoje që diçka nuk shkon
Nuk jam njeri me shumë fytyra
Maska që e mbaj është një

Strofa 5

Ata që flasin s’dinë asgjë
Dhe e marrin vesh në kosto të vet
Si ata që e mallkojnë fatin e vet tepër shpesh
Dhe ata që frikësohen se janë humbur

Refreni

E di se pik-at janë shpatat e ushtarit
E di se tref-at janë armë lufte
E di se karo-t janë para për këtë art
Por ajo nuk është trajta e zemrës sime

Outro

Ajo nuk është trajta e zemrës sime
Ajo nuk është trajta, trajta e zemrës sime

Ridvan Bunjaku

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.